Erigers Mihasi që mbeti i vrarë mbrëmë në kryeqytet u lirua në korrik të 2019-ës nga Prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash. Ai ishte arrestuar për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços. Dyshohet se Mihasi ka qenë i afërt me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me në 2018, një atentat mafioz ku sot e kësaj dite kalon nëpër kalvare hetimesh e gjykimesh e ku disa nga autorët e dyshuar janë të lirë.

Mihasi dyshohet si një nga personat që ka qëlluar edhe ndaj Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosjen e mikut të tyre, Ibrahim Durollari. Por një vit para kësaj ngjarje, Mihasi dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç në 2017, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës i bashkisë së Kurbinit kur 5 persona i zunë pritë të armatosur rëndë me pistoleta dhe automatik kallashnikov. Bashkë me Tomën që mbeti i plagosur me armë zjarri, ndodhej edhe një grup të rinjsh. Pati të shtëna, sherr fizik e me sende të forta mes dy grupeve.

Ngjarja u dokumentua edhe përmes kamerave filmike, pamje që i ngjajnë një skene horror por pavarësisht se mes të dyshuarve ishte Erigers Mihasi dhe Fabian Gaxha, asnjëri nuk u arrestua. Gaxha u vra disa kohë më pas pikërisht më 4 tetor 2018.

Për ngjarjen e sotme prioritet në zbardhjen e saj janë gjurmët që mund të kenë lënë pas autorët pavarësisht se janë kujdesur të jenë të pastër dhe të koordinuar me njerëz që i kanë ndihmuar të arratisen pa gjurmë. Armët e gjetura në automjetin tip “Tyota” do të dërgohen për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës. Ndërkohë po aq e rëndësishme për grupin hetimor janë emrat, dhe rezulton se viktimat njihen për lidhjet dhe marrëdhëniet me grupe kriminale që si pasojë e përplasjeve me grupe kundërshtare kanë marrë dhe humbur shumë jetë. Në një pikë, sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja e sotme, ti çojë hetimet edhe tek ekzekutimi mafioz i Santiago Malkos dhe emrave të përfshirë në këtë ngjarje.

Deri më tani thonë burime tepër të rezervuara, nuk ka asnjë fakt apo provë, për aq kohë sa nuk ka dhe emra konkret të personave që kanë shkrepur armët mbrëmjen e të Shtunës ndaj Erigers Mihasit e Armand Damanit. Pavarësisht se Mihasi por edhe Dumani në fushën e grabitjeve, kanë mbi vete mjaft precedent, në automjetin e tyre, tip “Audi A 8”, brenda të cilit u vranë, nuk janë gjetur armë apo sende të kundraligjshme. Burimet thonë se Mihasi tregohej i kujdesshëm në lëvizjet e tij, por kanë mjaftuar jo më shumë se 24 orë, nga zbritja e tij në Shqipëri, për t’u gjetur dhe ekzekutuar nga armiqtë.

Ai para se të konsumonte kafe së bashku me Dumanin në zonën e Astirit, kishte bërë disa shëtitje në Tiranë me po të njëjtën makinë, dhe dyshohet se përgjatë gjithë kohës, ka qenë në ndjekje dhe survejim nga autorët apo bashkëpunëtorët e tyre. Nuk përjashtohet mundësia se në atentat të jenë përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e informatorëve, përveç atyre që kanë bashkëpunuar për t’i larguar nga vendi i ngjarjes, djegur mjetin në Thumanë dhe arratisur në drejtim të paditur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re