Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen Dunavat në Gjirokastër.

Banesa ku u gjet i pajete i moshuari

Policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat pranë furrës së bukës një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe PMNZSH me 4 efektive.

Pasi shkuan ne vendngjarje dhe u bë e mundur hapja e derës së banesës u konstatua se personi i mbyllur brenda ishte një burrë me emrin Sherif Dumi, 67 vjeç, i cili u gjend në dysheme të dhomës së tij i pajetë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re