DURRES-Mjeket e spitalit të Durrësit janë venë serish në shënjestrën e denoncimit për neglizhencë. Ketë radhë janë mjekët e urgjencës të cilët janë akuzuar nga një qytetar që pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre.

Albert Doko thotë se motra e tij 56-vjecare, Ervehe Dedej kishte shkuar në urgjence pasi kishte kapërdirë një sasi medikamentesh dhe për tre ore me radhë nuk është vizituar nga mjeket. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rast, pasi motra e tij ishte bërë me baltë teksa ishte rrezuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.

Krahas denoncimit publik, Doko thotë se do bëjë denoncim edhe në policinë e Durrësit me qellim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjalë. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tre ditë me parë në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Nga ana tjetër, jashtë kamerave, mjeket deklarojnë se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal, por për fatin e keq pacientja ka ndërruar jete. Mjekësia ligjore po punon për te mësuar shkakun e vërtete të vdekjes së 56-vjecares, e cila sipas të afërmve është paraqitur e helmuar nga medikamentet qe kishte gëlltitur.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re