Skip to content

Ishte me COVID-19, vdes rrugës për në Tiranë 62-vjeçarja nga Belshi

Një 62-vjeçare nga Belshi, e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është Xh.B.

62-vjeçarja u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore.

Mjekët dyshuan për COVID dhe i bënë tamponin, ku rezultoi se ishte e infektuar.

Menjëherë e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë.