Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kavajës dhe jo vetëm.

Dy shtetasit, Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja, si pasojë e një konflikti të mëparshëm janë përplasur njëri me thikë dhe njëri me armë kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë ndërruar jetën të dy.

Një prej banorëve të zonës thotë se Altin Rexha ishte i ardhur dhe ishte bashkë me djalin e tij të vogël përdore në momentin që u konfliktua me shtetasin Edmond Gosa.

Gosa ka qenë i pari që e ka goditur me thikë disa herë dhe më pas Rexha ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar.

“Kanë pasur sherr koti, nuk arritën me e mbyll. Ai ishte më djalin përdore, ai malësori se s’ja di emrin se janë të ardhëm.

I pamë duke biseduar, dëgjuam krismën, ai u shtri atje, ky tjetri këtu.

 Mirë që nuk më kapi ndonjë plumb. Kavajsi e myti atë me thikë, ai e myti atë me pistoletë”, tha banori.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re