Forcat Xheniere të shkuara nga Tiranë kanë arritur të heqin pakon me lëndë plasëse të vendosur në automjetin e administratorit të Vllaznisë, Suad Licaj. Lënda plasëse u pikas nga vetë Licajt poshtë makinës duke lajmëruar kështu policinë.

Lënda do të ekzaminohet në laborator për të përcaktuar qartësisht llojin. Ende nuk dihet se pakoja me tritol ishte vendosur për të kryer shpërthimin e mjetit dhe ka dështuar apo thjesht ka qenë një mesazh për vetë Licaj, i cili sot tha se nuk kishte probleme me askënd dhe se nuk ndihej i kërcënuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re