Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku. Pneumologu Ibrahim Kazia e humbi luftën me koronavirusin.

Prej muajsh ishte i vetmi mjek që trajtonte të gjithë të personat me covid nga Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli. Mjeku kishte 10 ditë që doli pozitiv dhe sot ishte intubuar si pasojë e gjendjes së rënduar.

Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, doktor Kazia u shua. Ai ishte edhe president i Urdhrit Mjekut.

Sëmundja u ka marrë jetën disa mjekëve në Shqipëri nga fillimi i pandemisë

Lajmi është bërë i ditur nga Spitali Rajonal i Dibrës.

Postimi:

U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re