Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ministren Bora Muzhaqi, e cila u largua nga mediat që i kërkuan opinion e saj si ministre e rinisë dhe fëmijëve për vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu në Fier.

Rama tha se ai moment ishte thjesht një mungesë eksperience, ndërsa shtoi se ka shumë besim te ajo dhe puna e saj.

“E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience. Ajo është ministre e Rinisë dhe e Fëmijëve, ajo po punon dhe unë kam shumë besim në atë që do të bëjë ajo. Momente fatkeqe me mediat kanë pasur edhe të tjerë më herët, madje me shumë eksperiencë, është thjesht mungesë eksperience”, tha Rama.

Kujtojmë se ministrja Bora Muzhaqi tha se nuk kishte kohë dhe as nuk ishte në kompetencën e saj që të fliste në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit Mateo në Fier. Pas rreth një jave ajo arriti që të artikulonte një ngushëllim për familjen e vogëlushit.

Lexo edhe:

‘Nuk kam kohë’, si përgjigjet ministrja Muzhaqi për ngjarjen e rëndë në Fier

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re