Skip to content

“Ishte në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike”, flet i afërmi i 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi: Problemi qëndron në Tiranë, aty i bënë diçka

Ditën e sotme një tjetër person u hodh nga kati i dytë i Infektivit, por fatmirësisht shpëtoi dhe aktualisht është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Personi në fjalë është një 69-vjeçar i identifikuar si Reshat Gremi, nga fshati Belinë i Patosit. Një familjar i afërt i 69-vjeçarit deklaron për faxweb se i moshuari ishte në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike. Problemi qëndron që pas mbërritjes së tij në Tiranë, ku kushëriri i të moshuarit dyshon se diçka i kanë bërë aty. Gjithashtu ai pohon se 69-vjeçari ishte në gjendje të mirë ekonomike.

“Taulant Gremi ka punuar në naftë dhe aktualisht është pensionist. Kishte 4 ditë që ikte dhe vinte në spitalin e Fierit, nga aty në Tiranë, por nuk ishte rëndë. Dje shkoi në Tirane, ndërsa sot u hodh, s’e besojmë dot.

Njeri i rregullt, pa probleme ekonomike. Nuk dimë çfarë ka ndodhur, po ngremë supet përpjetë, nuk e kuptojmë pse. Familja e tij është në zi, përpara 1 jave patën një vdekje dhe nuk e ndezin televizorin.

Ishte njeri me ekonomi të mirë, fëmijët i kishte në emigracion. Ishte mirë kur shkoi në Tiranë, diçka i bënë aty, problemi është në Tiranë“, u shpreh i afërmi i familjarit.

/faxweb