Skip to content

Ishte në kërkim nga policia e Kosovës, arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax

Noizy dhe Dj Crax të cilët ishin në kërkim nga policia e Kosovës janë arrestuar në Shëngjin.

Ata akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit.

Ditën e djeshme, në një reagim të gjatë Instagram, reperi ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje, ndërsa thekson se nuk është në arrati.

Ai shkruante se i është ngritur një kurth dhe se në bashkëpunim me avokatë po merret me sqarimin e ngjarjes.

“”