Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar në Durrës, i cili ishte në kërkim në kërkim.

Për të, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, nga kontrollet për ekzekutimin e urdhrit, në muajin korrik 2024, Policia gjeti në banesën e 41-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.

I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh, ndalohet 41-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 41 vjeç.

Për të, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, nga kontrollet për ekzekutimin e urdhrit, në muajin korrik 2024, Policia gjeti në banesën e 41-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re