Gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Edi Rama ka folur për një histori personale që ka përjetuar përtej Atlantikut, në spitalet e Masaçuestit.

“Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin më lejoni t’u them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshim këtu por të numëronin humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin në kushtet e një përballje, ku shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën. Jeta më ka çuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masaçusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se ç’ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi. Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë. Përderisa ne ia dolëm”, deklaroi Rama.

Pikërisht bëhet fjalë për vëllanë e tij, Olsi rreth tre vite, i cili pati një operacion të vështirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re