Një paciente, e cila ishte shtatzënë, ka humbur jetë si pasojë e koronavirusit në Klinikën Infektive, Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar, Ferdinand Kolaj drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.

Arjeta Zogaj-Berisha, mjeke në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar dje se pacientja nga Gjakova ishte e intubuar. Berisha u shpreh gjithashtu se kishte shpresën se shtatzëna mund ta përballonte sëmundjen dhe se foshnja ishte me shëndet të mirë, por fatkeqësisht ato nuk arritën ta mposhtin koronavirusin.

Deri më tani, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetë 16 persona në Kosovë. Ndërsa, numri total i të infektuarve me virusin korona është aktualisht 598, ndërsa i të shëruarve 123. /a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re