Skip to content

Ishte ngarkuar te Teatri Kombëtar, përmbyset kamioni i inerteve (VIDEO)

Përmbyset kamioni i ngarkuar me inertet e Teatrit Kombëtar, video bën xhiron e rrjetit. Një kamion i ngarkuar me ato çfarë kanë mbetur nga godina e Teatrit Kombëtar, është përmbysur në “vendin e ngjarjes”.

Video është përhapur masivisht në internet, ku shumë qytetarë shprehen se “e ka zënë mallkimi” i të gjithë atyre që ishin kundër shembjes së Teatrit. Në video duket edhe një ekskavator që po mundohet ta nxjerrë nga gropa.