Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur një sasi të mëdha eurosh të cilat po dërgoheshin në drejtim të Greqisë.

Autoritetet kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare një 30-vjeçar nga Saranda teksa po udhëtonte me automjet drejt Greqisë.

Ne çante atij janë gjetur një sasi prej 30,000 euro të padeklaruara. Mësohet se 30-vjeçari është shoqëruar dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për rastin në fjalë, si dhe për origjinën e të ardhurave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re