Skip to content

Ishte nisur nga Durrësi/ Arrestohet trafikanti shqiptar në Itali, u kap në port me “Mercedez-in” plot me heroinë

  • 22/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sekuestrohen 24 kg heroinë në Portin e Ankonës. Arrestohet një 50-vjeçar shqiptar që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”.

sipas mediave italiane, shqiptari identiteti i të cilit nuk dihet ende zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga “Guardia di Finanza” ku është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave. Ai tashmë pritet të përballet me autoritetet italiane.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë