Një 55-vjeçare është goditur duke kaluar në vijat e bardha nga një motor, që pasi e ka rrëzuar në rrugë është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit te se shtunes në lagjen “Çelepias” të Beratit dhe gruaja e aksidentuar, A.Tahiri, mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motori.

Ajo është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Për identifikimin e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës, të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorit pas aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re