Nëpërmjet një lidhje telefonike për “News 24” kreu demokrat, Lulzim Basha pohoi se është bllokuar prej disa orësh në rrugë shkak i motit të keq. Basha tha se ishte nisur drejt Shkodrës por reshjet e shumat të borës kanë bllokuar rrugën dhe i është dashur që të presë për disa orë. Më tej Kreu i PD-së theksoi se përgjatë rrugës Lezhë-Shkodër nuk ka parë asnjë borëpastruese, ndërsa vijojnë të jenë të bllokuara Ambulancat dhe automjetet private të cilat nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Basha: Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh kanë vështirësuar rrugën për në Shkodër, prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ndërsa Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë deri më tani. Ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve t’u vijnë urgjent në ndihmë qytetarëve të bllokuar në rrugë dhe shtëpi. Është dështim i qeverisë që rrugët janë bllokuar. Shqipëri e bllokuar, në vendnumëro prej vitesh si sot nën dëborë.
/faxweb
