Skip to content

Ishte nisur për të vrarë ” Bosin ” e Fierit me tritol, arrestohet Albi Mecini

Policia ka arrestuar mesditën e sotme, Albi mecinin, duke parandaluar një vrasje. Mecini u ndalua në aksin Mbrostar-Fier, ku në makinë ju gjetën 21.3 kilograk lëndë plasëse, të cilat ishin bërë gati për shpërthim.

Ndërkohë nga kontrolli i zonës ku u arrestua Albi Mecini u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.
Lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulollari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht. Mësohet se brenda automjetit të sekeustruar disa kohë më parë janë përftuar profile gjenetike AND-je të ngjashme me të tijat, të cilat bëjnë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve.
29 vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.