Bashkëshortja e kreut të PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas ndajes së babait të saj nga jeta, disa ditë më parë.

Aurela shkruan se babai i saj ishte i jashtëzakonshëm, dhe i rriti ata me dashurinë për atdheun, për Kosovën, dhe për njerëzit.

Postimi i Aurela Bashës:

Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.

Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.

Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re