Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të gazetares Jonida Shehu, e cila ka folur për humbjen e të ëmës si pasojë e Covid, dhe vonesën për të bërë vaksinën.

Sipas gazetares nëse e ëma do ta kishte bërë vaksinën në një kohë më të shpejtë, sot ajo ndoshta do të ishte në jetë, siç ka ndodhur me të afërm të tjerë të saj, që edhe pse e kanë kaluar rëndë Covid, kanë mundur ta mposhtin atë.

“Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.

Mbas nënës time kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet Jonida Shehu në videon e shpërndarë nga Rama.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re