Skip to content

“Ishte një mik i imi i veçantë”, Ilir Meta flet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliut: E kam vlerësuar gjithmonë për personalitetin solid dhe karakterin e fortë

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Aktualitet” në FaxNews, u ndal dhe tek ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit të FaxMedia Group, Kasem Hysenbelli.

Meta u shpreh se Kasem Hysenbelli ishte një emër i spikatur në media gjatë 2 dekadave të fundit, por dhe një mik i veçantë për të.

AI theksoi se vlerësonte te  Presidenti i FaxNews personalitetin e tij solid dhe karakterin e fortë, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin që Zoti Hyenbelli ka dhënë në median e lirë shqiptare.

Bejdo Malo: Desha 2 fjalë për presidentin e televizionit që është ndarë nga jeta

Ilir Meta: Ishte një lajm i pabesueshëm. Ndarja nga jeta e zotit Kasem Hysenbelliu, një emër i spikatur për menaxhimin e mediave ndër më kryesoret në vend gjatë këtyre 2 dekadave dhe një mik i imi i vecantë edhe për shkak të lidhjeve krahinore e familjare. Por mbi të gjitha, një njeri që e kam vlerësuar gjithmonë për karakterin, personalitetin e tij mjaft solid dhe shqiptar në kuptimin më të mirë të fjalës, kurrë se kam menduar se do ta humbiste këtë betejë për arsye të karakterit të tij të fortë, por kjo tregon edhe sa i pabesë është Covid-19 dhe sa rëndësi duhet ti kushtojmë të gjithë, jo vetëm gjatë periudhës së kurimit, por edhe më pas. Është shumë e rëndësishme për të evituar pasojat afatgjata dhe në këtë drejtim duhet edhe sa më shumë informacion dhe sa më shumë bashkëpunim i autoriteteve publike dhe të shëndetit me qytetarët.

Unë dua të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë për kontributin që Zoti Kasem Hysenbelliu ka dhënë për lirinë e fjalës, të medias në vendin tonë në një periudhë tepër të vështirë dhe vlerësimin më të mirë për të e kanë bërë gazetarë të cilët kanë punuar me të për një kohë të gjatë. Statuset, reagimet e tyre kanë qenë mjaft të ndjera dhe të sinqerta.

 

/faxweb