Një kujdestare nuk mbajti dot lotët, teksa lexonte një letër lamtumire nga një mbesë për gjyshen e saj.

Peggy Grainger, e cila vuante nga koronavirusi ndërroi jetë këtë muaj në azilin, ku jetoi për 4 vjet.

Të afërmit e saj nuk mundën ta vizitonin në momentet e fundit për shkak të rregullave strikte të distancimit social, kështu që mbesa e saj i shkruajti një letër, të cilën një kujdestare ia lexoi të moshuarës.

“Tani për tani gjyshe  po të them mirupafshim, por unë e di që gjithmonë do të jesh me ne në zemrat tona, ti na ke dhuruar kaq dashuri dhe kemi kaq momente të bukura së bashku që për ne janë thesar, shkroi ajo.

Laura Dunn-Green, kujdestarja e guximshme që lexoi letrën Znj Grainger, tha se ishte një “nder” për të.

Ajo gjithashtu  tha se është kënaqësi  të dëgjosh se puna jote vlerësohet kaq shumë nga familjet që nuk mund të takojnë dot të dashurit e tyre.

Teksa shtoi se azili në të cilën ajo punon nuk do të jetë kurrë i njëjtë pa ata persona që sot nuk jetojmë më.

 

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/04/29/4362391493696308190/636x382_MP4_4362391493696308190.mp4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re