Një mjek në Florida pasi mori vaksinë anticovid të Pfizer, pësoi çrregullime të pazakonta të gjakut nga të cilat humbi edhe jetën.

Dr. Gregory Michael pasi mori vaksinën e Pfizer për të mposhtur  Covid-19  pësoi një çrregullim jashtëzakonisht të rëndë në gjak pas 16 ditësh pasi bëri injektimin, ku më pas humbi dhe jetën.

56-vjeçar ishte një obstetër dhe gjinekolog, i cili mori vaksinën në Qendrën Mjekësore Mount Sinai në 18 Dhjetor, por pas reagimit të fortë nga vaksina ai vdiq 16 ditë më vonë nga një hemorragji në tru, theksoi gruaja e tij, Heidi Neckelmann nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Kompania e  Pfizer theksoi e se po heton në mënyrë aktive vdekjen e mjekut, por nuk beson se ka ‘ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën’ në atë kohë.

“Nuk ka pasur sinjale të sigurisë të identifikuara në provat tona klinike [ose] përvoja të tilla deri më tani,” tha Pfizer në një deklaratë për New York Times.

Prodhuesi i ilaçeve tha se ishte një rast ‘tepër i pazakontë’ dhe i rëndë i një gjendje të quajtur trombocitopeni që mund të parandalojë mpiksjen e gjakut dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.

“Deri më sot, miliona njerëz janë vaksinuar dhe ne po monitorojmë nga afër të gjitha rastet e padëshiruara tek individët që marrin vaksinën tonë. Është e rëndësishme të theksohet se raste të rënda anësore, përfshirë vdekjet që nuk kanë lidhje me vaksinën, për fat të keq ka të ngjarë të ndodhin me një ritëm të ngjashëm siç do të ndodhnin në popullatën e përgjithshme”.- tha Pfizer

Dr. Michael nuk kishte “absolutisht asnjë problem mjekësor”, tha Znj. Neckelmann, “Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë reagim ndaj ndonjë ilaçi apo vaksine”. Burri i saj, shtoi ajo në një bisedë telefonike me New York Times,“Ishte një person i shëndetshëm, aktiv, i cili nuk pinte duhan ose nuk merrte ndonjë ilaçe.

Ai ishte një peshkatar i pasionuar pas detit të thellë dhe kryesisht një njeri i familjes,” tha ajo. “Ai kurrë nuk e mori Covid sepse ai përdori një maskë N95 që nga fillimi i pandemisë. Ai ishte i vendosur në mbrojtjen e familjes dhe pacientëve të tij”-theksoi gruaja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re