Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD.

 

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se mbledhja e sotme për shkak të kuorumit nuk ishte një mbledhje e grupit parlamentar, por një takim mes deputetësh. Sipas tij do të bëhet çdo përpjekje për të mbledhur të gjithë grupin dhe për të mos e ndarë atë për interesa meskin të dikujt apo dikujt tjetër.

 

“Nuk ishte një mbledhje e grupit parlamentar për shkak të kuorumit, por ishte një takim me deputetet. Do bëjmë cdo përpjekje për të mbledhur të gjithë grupi parlamentar për të mos e ndarë grupin për interesa meskine të dikujt. Propozimet që hidhen nga deputetët janë qëndrime individuale derisa të ketë një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD që do të caktohet në konsultim me kryesinë grupit parlamentar të PD shumë shpejt. Kryesia e grupit do të caktojë mbledhjen e ardhshme, deputetët e grupit parlamentar marrin vendimmarrjen në emër të grupit parlamentar”, tha Salianji

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re