Një shqiptar u arrestua pas u ndalua në një pikë kontrolli në kufirin mes Gjermanisë dhe Holandës. Mediat holandeze thonë se 27-vjeçari u ndalua nga një patrullë gjermano-holandeze pranë pikës kufitare Zevenaar.

Ai nuk kishte asnjë dokument me vete përveç një siguracioni për makinën. Për shkak se nuk kishte dokument identifikimi, policia i kontrolloi makinën.

Në zgavrën e gomës rezervë u gjet një qese plot me para. Pas numërimit, u mësua se ishin 110 mijë euro.

Për shkak se shqiptari nuk mund të jepte asnjë shpjegim për origjinën e parave, ai u arrestua dhe akuzohet për pastrim parash.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re