Është e premte pasdite dhe Henri po shkon udhëton drejt shtëpisë së tij. Ka ende disa punë për të kryer, por tashmë e pret një fundjavë pushimi. Gjithçka ndryshon kur sheh në pasqyrën e makinës së tij, një automjet që del nga rruga, përplaset me barrierat e rikthehet sërish në rrugë.

“Ajo që pashë ishte një grua. Ajo nuk ishte mirë, kishte humbur ndjenjat në timon. Vura re që kur makina e saj u përplas në barrierë, automjeti nuk ndaloi. Nuk hezitova, duhet të bëja diçka”-tregoi ai për median e huaj.

Kësisoj Henri i zuri rrugën automjetit të gruas dhe u përplas me të, me qëllim që të ndalonte makinën. Plani i tij funksionoi. Makina ndaloi dhe menjëherë Henri së bashku me një tjetër burrë që arriti të filmojë të gjithë ngjarjen, i shkuan në ndihmë gruas.

“Vura re që gruaja kishte vjellë, ishte pa ndjenja. Ndjeva që kishte puls dhe kjo më qetësoi disi”

Të dy burrat pritën ambulancën, e cila e transferoi gruan në spital.

“Mbeta aty, por zotëria tjetër më ndihmoi duke më dërguar në shtëpi. Makina ime duhej të merret me karrotrec”-shpjegoi Henri.

Për habinë e Henrit, rezultoi se gruaja që kishte humbur ndjenjat, ishte një njeri që Henri e kishte njohur 25 vite më parë. Pas disa ditësh, bashkëshorti dhe vajza e gruas telefonuan Henrin për ta falenderuar për veprimin dhe empatinë e tij.

Shumë njerëz e cilësuan një veprim heroik gjestin e Henrit, i cili nuk e kurseu veten e as makinën e tij për t’i shpëtuar jetën gruas.

“Kam parë në rrjetet sociale, njerëzit po thonë se jam hero. Nuk mendoj kështu. Unë mendoj se çdokush është i detyruar të ndihmojë njerëzit në nevojë, unë thjesht bëra atë që duhej bërë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re