Sali Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës përmes zëdhënëses së tij Floriana Garo.

Ai e quan peng të kryeministrit Edi Rama dhe dhunues të demokratëve.

“Lulzim Brava, skllavi I Edi Rames, qe sot ka uzurpuar seline e demokrateve si kryetar i emruar nga Edi Rama me ndihmen e narkopolicise se tij dhe shkarkuar ne 4446 delegate te kuvendit te 11 dhjetorit dhe 44 mije antare te PD ne referendumin e 18 dhjetorit 2021, doli ne skenen e krimit atje ku dje, vrasesit, banditet me dhe pa uniforme, dhunuan qytetaret, duke ofruar serish trillimet bajate per beteja imagjinare te cilet shiten pa filluar per aleancen e gazit Brava – Rama.

Lulzim Brava eshte pergjegjesi kryesor i humbjeve te njepasnjeshme te Partise Demokratike. Pasi i shiti dhe shkeli per 8 vjet sakrificat e demokrateve per pazar – koncesionet me Edi Ramen, ai ne bashkepunim me kete te fundit dje, dhunoi, gjakosi dhe helmoi demokratet vetem e vetem per te vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij!

Dje shqiptaret u bene deshmitare se Edi Rama me kerkesen e skllavit te tij, ushtroi dhune arrestime dhe gazlotsjelles ndaj mijera demokrateve. Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje me cdo kusht ne krye te selise e PD skallvin e tij. Ndersa qellimi i vetem i pengut eshte te vazhdoje pazaret me Edi Ramen ne kurriz te humbjeve dhe sakrificave te demokrateve!

Qellimi dhe misioni i demokrateve te lire eshte dhe do te jete garantimi i pluralizmit te vertete politik, clirimi i PD dhe opozites nga pengmarrja e Rames dhe pazareve te pista te skllavit te tij!
Sot, demokratet jane me te vendosur se kurre, qe nje aleance e gjere me qindra mijera qytetare te shpetojne Partine Demokratike dhe opoziten, pluralizmin nga Rama dhe skllavi i tij!

Nuk ka asgje qe do mund te na ndaloje ne rikthimin e Selise se Partise Demokratike nga peng i qeverise ne shtepine e lirise!”, shkruan Garo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re