Skip to content

“Ishte pistoletë”- Luan Baçi tregon detaje nga incidenti te Kuvendi: Duan të na intimidojnë! Punonjësi i policisë hapi xhaketën, e nxori pak armën dhe pastaj…

Deputeti demokrat Luan Baçi ka hedhur poshtë pretendimet e policisë së nuk kishte armë nga punonjësi i policisë në ambientet e Kuvendit, ku sot pati tensione të shumta në kuadër të aksionit opozitar.

Baçi tha se ishte pistoletë dhe se ajo që ndodhi ishte në vazhdën e sulmit që mazhoranca i bën opozitës.

“Në një situatë të tillë, të paktën foli me gjuhën e fytyrës duke më treguar mua… hapi xhaketën për të më treguar armën, e nxori pak dhe e futi prapë pasi u acaruam.

Ishte pistoletë. Nuk mendoj se duhet të merremi me gjëra që janë fakt. Janë mashtrime, ishte pistoletë që iu drejtua deputetëve. Është në vazhdën e sulmit që mazhoranca i bën opozitës, në vazhdën e presionit dhe shantazhit, për të treguar se këtu është vendosur regjimi”, tha Boçi.

Çfarë dialogu bëtë ju që ju i drejtuat armën?

Baçi: Kemi qenë brenda portës së hekurit, u kthyen mbrapsht por u kthye një kordon dhe ne ishin si një sanduiç në mes. I kam kapur skafandër, dhe i thashë hap rrugën. Me mimikë shprehu urrejtje dhe më shtyu me skafandër. Unë e shtyva, më pas hapi xhaketën dhe vuri dorën te pistoleta. Atëherë ishte reagimin ynë më i ashpër. Ishte komplet e qartë. Duan të na intimidojnë, por ta harrojnë se do ndodhë ndonjë gjë e tillë. Do të reagojmë shumë më ashpër.

“”