Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.
Lajmi është bërë i ditur nga Klan Kosova, por edhe media të tjera në Kosovë.
Edhe pse është publikuar agjende e mbledhjes, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse është anuluar apo jo.
Ndërkohë nga ana e kryeministrit Rama eshte njoftuar një konferencë per gazetaret ne oren 19:30.
Kujtojme qe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.
Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë propozimin e tij presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin e Ballkanit të Hapur.
