Lëkundjet 4.9 ballë me epiqendër në zonën e Hamallajt riktheu panikun në Durrës dhe Tiranë. Një person humbi jetën në një objekt në ndërtim pasi ra në kullën e ashensorit. Për ngjarjen policia ndaloi administratorin dhe inxhinierin, ndërsa policia e klasifikoi si aksident.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DrGCfvg0xEQ]

Në qytetin bregdetar 26 Nëntori ka lënë pasoja të rënda, ndaj dhe banorët u dyndën në rrugë, edhe pse dëmet kanë qenë të pakta.

“Ishte po ajo pamje, po ajo dramë, po ajo frikë, kemi ndenjur në makinë deri në mëngjes.” – tha  një banor.

Familjarët kërkojnë vlerësimin e banesave për të pasur siguri nëse mund të jetojnë.

“U trembëm, shtëpiat po prishen, pallat po bien në tokë.” – u shpreh një zonjë e moshuar.

Në Bubq ku ishte epiqendra e tërmetit, njerëzit janë ende nën panik.

“Kemi dalë jashtë se e tmerruam, jemi akoma të tronditur nga tërmeti tjetër, ndenjëm jashtë. 3-4 orë kemi ndenjur jashtë, pastaj u futëm në çadër se dhe burrin e kam sëmurë. ” –tha një banore e Bubqit nga çadra.

“Atje kemi hequr siklet të madh, gjithë natën zgjuar, çka bërë mbrëmë. Kalamajtë nëpër rrugë, nuk ka fjetur kush.”

Shqetësuese është situate në familjet që jetojnë në çadra dhe me të sëmurë.

“Unë isha me djalin se e kam paraplegjik në kontiener, momenti shumë i trishtuar, por dolëm të gjithë.”

“Shumë frikë, dolëm të gjithë jashtë, kemi ndenjur deri në 12 jashtë, shi binte.”

Në Vorë një nga zonat e goditura në 26 nëntor situate është më e qetë, ndoshta edhe pse banorët janë larguar nga pallatet, kjo pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe ujit./OraNews/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re