Ka nisur ndërhyrja për shembjen e godinës së parë 7-katëshe në Tiranë, e cila është projektuar nga Maks Velo në vitin 1976.

Edhe pse godina ka nisur të shëmbet, nuk ka asnjë sqarim nga ana e Bashkisë së Tiranës,se pse po ndodh kjo, ndërsa kujtojmë se kjo godinë është shpallur në vitin 2017 monument kulture i kategorisë së dytë,  për vlerat historike dhe arkitektonike që mbart.

Bashkia e Tiranës ka pretenduar pak kohë më parë se kjo godinë kishte disa çarje për shkak të tërmetit të Nëntorit të 2019-tës, ndërsa nuk dihet nëse ajo do të ketë një shembje të pjesshme apo totale.

Lidhur me këto ndërhyrje, që bëhen në mes të ditës në Tiranë, pa vendosur kurrfarë tabele orientuese ka reaguar edhe pedagogu Ervin Goci, i cili shkruan:

7-kateshi i Maks Velos, duke u prishur ne mes te dites, nje godine ne gjendje shume te mire siç ka thene dhe konstruktori Orhan Sakiqi. E varrosen Maksin, bashke me eshtrat e veprave te tij, tani i dalin dhe i kendojne ode per vepren.

Te gjithe maskatenjte qe per ç’nuk flasin e per ç’nuk na çajne veshet, nuk flasin se si po shkaterrohet nje pasuri e arkitektures dhe e trashegimise. Ketyre u pordh m’u ne goje. Qelbesira staliniste!  Vemje te Partise se Punes..

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re