Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se pjesëmarrja e presidentit Bajram Begaj në seancën e djeshme parlamentare ishte një provokim, sipas tij, i ideuar shumë dobët.

Në një intervistë , Vasili theksoi se Kreu i Shtetit është inekzistent, ndërsa shtoi se u paraqit në Kuvend “thjesht për të qenë bërë shërbimin e ditës në seancën mafioze të radhës të Ramës dhe deputetëve të tij”.

“Ishte provokim miserabël që nuk meriton asnjë koment, ishte shumë pak për ta quajtur sjellje një kreut të shtetit. Presidenti ka qenë dhe është inekzistent.

Ishte thjesht për të qenë bërë shërbimin e ditës në seancën mafioze të radhës të Ramës dhe deputetëve të tij.

Të bëhesh pjesë e një skenari të tillë nuk është as morale dhe as kushtetuese. Është thjesht provokim i ideuar, menduar shumë dobët”, tha Vasili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re