Kryetari i Kryesisë së Nismës Thurje, Pano Soko, ka komentuar sherrin mes deputetëve sot (30 tetor) në Kuvend gjatë zhvillimit të seancës plenare, duke e cilësuar si rrugaçëri.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se deputetët e opozitës duhet të ndjekin rrugën institucionale dhe jo aktet që u kryen në seancën e sotme parlamentare.

Më tej Sako u shpreh se veprime të tilla vetëm ulin pikë, ndërsa shtoi se grushtet nuk janë simbolikë, duke iu referuar përplasjes mes deputetëve Sinaj dhe Nallbati.

“E vetmja rrugë që iu siguron është institucionalja. Shkoni në Gjykatën Kushtetuese, veprime të tilla vetëm ju ulin pikë.

Në fund fare ajo që mbetet në mendjet e qytetarëve nuk janë kauzat e opozitës, por këto veprimet në Kuvend. Ajo që ndodhi në parlament është rrugaçëri, grushti nuk është simbolikë.

Aksioni juaj ka qëllim të mirë, por gjeni rrugën se si të shkoni. Kjo nuk është mënyra. Rama këtë kërkon, që ju të bëni një akt të fortë dhe rruga të mbivendoset mbi qëllimin”, tha ai mes të tjerash.

Kujojmë se seanca planere e ditës së sotme (30 tetor) ka nisur me tona të ashpra dhe me konfrontime fizike, pasi deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka goditur me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri nisi për shkak e deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin, ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë. Gjatë kësaj situate të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka goditur socialistin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re