Është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërisë një 20 vjeçar, i cili ishte shallur në kërkim ndërkombëtar.

 

I riu me inicialet A.M, është dënuar me burg  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Policia përmes një njoftimi bën me dije se 20 vjeçari dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë.

 

“Interpol Tirana  

 

Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Hagë/Holandë, u bë ekstradimi nga Amsterdami drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: 

A.M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.  

 

Shtetasi A. M. dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re