Një shtetas turk është ndaluar nga policia kufitare e Morinës.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, për vjedhje dhe plagosje.

 

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare e Morinës ndaloi 1 shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjermania, për vjedhje dhe për plagosje.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjermane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje dhe për plagosje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Gjermani.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re