Skip to content

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet kurbinasi

Një 44 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar përkohësisht nga policia e Kurbinit.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet H.I., banues në Kurbin.

 

Sipas policisë, 44 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar pasi akuzohet për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

 

44 vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.