Pas gati një dekade, autoritetet greke kanë kapur dhe arrestuar 45-vjeçarin shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje në Shqipëri dhe kishte arritur të arratisej dhe të fshihej në Kretë, ku qarkullonte me një tjetër emër, pasi ishte pajisur me dokumenta fallco.

Shqiptari është ndaluar nga autoritetet helen në zonën e Bashkisë Malevizi, mëngjesin e së shtunës, por është konstatuar se ai drejtonte makinën e tij pa leje drejtimi dhe kartë identiteti.

Pasi u arrestua dhe u mor në pyetje, u zbulua se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje që kishte kryer në atdhe në vitin 2014.

Për 45-vjeçarin përpos gjobës, po nisin procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re