Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje. Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim A. Gj., 31 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Sulmit”, Berat.

Ky shtetas, në datën 28.09.2022, ka vjedhur disa vegla pune, në banesën e shtetasit A. Gj., ndërsa në datën 03.10.2022, ka vjedhur kabllo elektrike, në lagjen “Kala”.

Balkanweb


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko