Skip to content

Ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje, 48 vjeçari arrestohet në Kakavijë

Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë. Mësohet se personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit për veprën penale dhunë në familje.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë kanë kapur në dalje të RSH-së dhe kanë ndaluar në bashkëpunim me shërbimet e DVP Fier, shtetasin I. S., 48 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shtetasi I. S. iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.