Gazment Bardhi ka komentuar situatën e krijuar në Komisionin Mediave, ku së bashku me Flamur Nokën shpërthyen ndaj Flutura Açkës dhe Merita Bakiut, duke penguar punimet normale.

Bardhi tha në studion e Opinion se ndjehej i keqardhur për atë që ka ndodhur, por shtoi se ishte një shpërthim i sinqertë dhe se ka thënë atë që ka ndjerë.

-A mendon që është një skenë elektorale kjo?

Gazment Bardhi: Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq.

-A mund ta kishim mbajtur pak sinqeritetin se…?

Gazment Bardhi: Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave.

-Kshu thotë dhe Rama…

Gazment Bardhi: Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen.

-A ndihesh keq për skenën?

Gazment Bardhi: Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re