Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Lajmin e trishtë e konfirmoi vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mansatirliu.

Ministrja shprehet se Ilirjan Draçi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re