Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.

“Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjeruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje”.

“Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi korona”, ka shkruar Arifi në rrjetin social Facebook.

“Së pari jam falënderues Zotit, krijuesit të Gjithësisë që më ka dhënë mundësinë të kthehem përsëri pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkëshortes sime, gjithashtu përkulem ndaj tij për përkujtimin që ne jemi vetëm përkohësisht në këtë botë, ndërsa këtë fakt të pakundërshtueshëm duhet ta shfrytëzojmë që të jemi në shërbim të vendit, shoqërisë e popullit tonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re