Ndërron jetë ish drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Syrja Binaj 55 vjeç, nuk ka mundur të fitojë dot betejen me Covid-19 .

Binaj ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” disa ditë më parë pasi gjëndja  shëndetesore ishte përkeqësuar.

55 vjecari nga Vlora ka qënë drejtues i AKU këtë vit, gjatë periudhës që Shqiperia u fut në karantinë për shkak të koronavirusit.

Përfaqësues të mazhorancës I kanë shprehur ngushëllimet familjes së Syrja Binajt.

Mes tyre edhe ish ministry Gjiknuri i cili shkruan në facebook:

Me pikëllim mora lajmin e trishtë se miku ynë Syrja Binaj e humbi betejën me virusin COVID-19. Familja e tij humbi njeriun e dashur e të përkushtuar.AKU Vlorë humbi një prej drejtuesve të vet më të përgatitur dhe profesionist. Partia Socialiste e Vlorës humbi një prej aktivistëve dhe kordinatorëve të saj më fisnik dhe energjik.Gjej rastin t’ju bëj thirrje me insistim të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht rrezikun që u kanoset nga COVID-19 dhe të ndjekin në mënyrë strikte protokollet e sigurisë sipas rekomandimit të autoriteteve shtetërore.Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Binaj!Qoftë i përjetshëm kujtimi për Syrjain!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re