Situata në fshatrat e Krujës pas stuhisë së erës që përjetoi vendi paraqitet e vështirë, për shkak se janë dëmtuar çadrat në të cilat jetojnë banorët që prej datës 28 nëntor. Në fshatin Mallkuc, banorët tregojnë se erën e furishme të së dielës pasdite, e kanë përjetuar si tërmetin e 26 nëntorit.

Gjergj Jak Mucës, shtëpia i ka pësuar dëme të konsiderueshme, aq sa i kanë thënë që të mos hyjë për asnjë arsye në shtëpi, e ai prej më shumë se 1 muaji jeton në çadër, së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë. Por era i rrëzoi çadrën, e se natën, u detyrua ta kalojë jashtë.

Kjo është situata e banorëve të fshatit Mallkuc të Krujës. Një situatë e vështirë pas përkeqësimit të motit, paraqitet për këta banorë, të cilët ankohen se çadrat që u kanë sjellë nuk janë për dimër dhe se nuk i mbrojnë aspak banorët nga i ftohti, nga shiu, e as nga era e fortë.

Ata bëjnë apel për ndihmë që organet kompetente t’u dërgojnë atyre çadra dimri, apo në rastin më të mirë, kontenier, në mënyrë që të kalojnë dimrin qetësisht.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=LF-aPhQ_BzA]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re