Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri si dhe përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor foli për herë për parë pas miratimit të ndryshimeve sot në Kuvend.
Gjatë diskutimit Gjiknuri u përplas me analistin Andi Bushati i cili tha se ajo që u bë sot në Kuvend ishte një tallje spektakolare me atë që është thënë në gjithë këto muaj mbi Reformën Zgjedhore.
Gjiknuri: Të gjitha rregullat janë bërë në një amendim kodi në mënyrë të përbashkët siç është marrëveshja e 5 qershorit ku u adresuan kërkesate opizitës. Ndryshimet e kushtetutës ndryshuan dy gjëra.
E para ishte hapja e listave që është neutral, pavarësisht modelit. Në këtë pamje nuk mund të thuash fiton një palë. Së dyti ndryshimet kushtetuese diktuan një formë tjetë koalicionesh. U hapën listat u mbyllën partitë. Akti i parë në mënyrë legjitime nga një shumëicë e theksuar. Fatkeqësisht nuk gjetëm konsesnus dhe ju thamë hajdeni.
Vasili: I keni blërë votat brenda?
Gjiknuri: Këto janë histori kot. Le të thonë kush janë këto që janë shitur. Aty u arrit një marrëveshje që i leverdiste edhe opozitës brenda. Në një ligje elektoral jo të gjithë marrin atë që duan. PD nuk e di se çfarë qasje kishte.
Bushati: Sot ndodhi një tallje spekatkolare me gjithë çfarë është thënë që në 14 janar. I hapëm listat? Ndërkohë nuk do të hyjë asnjë njeri në Kuvend me votat e popullit nga lista të hapura, tjetra ishte heqja e koalicioneve.
Gjiknuri: Marrëveshja e 5 qershorit nuk e trajtoi koalicionet.
Bushati: Lexo si e ke nenin.
Gjiknuri: Asnjë nen nuk ka qenë pjesë e diskutimit. Koalicioni nuk ka qenë pjesë e marrvëshjes së 5 qershorit. Koalicioni erdhi si rrjedhim i një kërkese që ishte hapja e listave. U hapën listat do të mbyllen partitë.
Bushati: Ti po thua nuk ka rëndësi çfarë kemi shkruar dhe firmosur rëndësi thotë ka çfarë kemi diskutuar në kafe.
/faxweb