Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai ka përplasur një makinë dhe më pas për ti shpëtuar gjobës ka tentuar të korruptojë policin e “Rrugores” duke i ofruar një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

K.L., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Shtetasi K. L., duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M. A., dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re