Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi e dehur në timon, ka shkaktuar një aksident.

Ndërkaq dy shokët e saj të cilët ishin pasagjer me të, janë proceduar nga policia. Kjo për shkak se ata kanë tentuar të marrin përsipër fajin e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

L. B., 30 vjeçe, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 29 vjeç dhe Xh. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasja E. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. S., ndërsa pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasit E. D. dhe Xh. D. kanë penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar secili prej tyre se ka qenë drejtuesi i mjetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re