Ky është pallati 8-katesh tek lagjja Apollonia në Fier, ku në katin e katërt u gjet i shumëkërkuari Nuredin Dumani që akuzohet për të paktën 7 vrasje.

Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit. Pallati është i banuar dhe paniku ka qenë i madh për të gjithë qytetaret të cilët për mikrofonin e “Fax Neës” rrëfejnë momentin e ndërhyrjes së policisë. Fqinjët tregojnë se me pare ka jetuar një italian aty dhe para 4 ditësh erdhën të tjerë.

Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë tek dera e shtëpisë ku u strehua Nuredin Dumani qëndrojnë 2 efektivë të policisë ndërsa dera mban akoma shirita skenë krimi.

“Kishim frikë! Ishim në gjumë kur dëgjuam zhurmë. Katalizmo ishte. Unë tani e mora vesh që ishte një person që kishte ardhur nga Elbasani. Ky pallat është i banuar me qiraxhinj dhe me familjarë. Shumë keq e përjetuam, komplet pallati ishte në terror. Nuk dinim çfarë ndodhte, nuk dinim çfarë bëheshe. Ne e dinim që në atë banesë jetonte një italian”, tha një banore e pallatit.

“Iku para një jave po nxirrnin rrobat përjashta, dhe ka ardhur tjetër. Para 4 ditësh trokita sepse po bënin shumë zhurmë sepse unë jam poshtë tyre. Më thanë po nëna, poir bën zhurmë ai lart. Mbrëmë tmerr deri në 5 të mëngjesit, bënin zhurmë. Ishte policia i thoshte hap derën, me shkelma dera, pastaj rreth e qark kishte polici, me drone me snajper, panik i paparë dhe nuk dinim cfarë të bënim dhe cfarë po ndodhte”, u shpreh fqinja.

Pas prangosjes Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë ku po merr mjekim për shkak se është i plagosur në shpatull.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re