Gazetarja Rezearta Çaushaj ka zhvilluar një intervistë për Fax News ditën e sotme ku ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e quajti ligji e jashtëzakonshëm për Teatrin si anti-kushtetues.

Sipas Çaushajt, ky vendim i Kushtetueses nuk do të prodhojë ndonjë efekt konkret, pasi qeveria kishte vendosur vetë më parë që të mos e zhvillonte projektuin në formën e PPP-ve dhe tashmë thjesht procedurat e prokurimit do t’i hapi Ministria e Kulturës dhe jo Bashkia.

Gjithsesi, gazetarja theksoi se ky vendim ishte një fitore morale për artistët që protestuan për muaj të tërë kundër shembjen së teatrit, pasi kjo tregoi se kauza e tyre ishte e drejtë.

Më tej ajo tha se Teatri Kombëtar ishte një pasuri shpirtërore dhe kësisoj duhej të ruhej patjetër, sepse pasuri të tilla janë të pakta në Tiranë.

Intervista:

Vendimi i GJK? Është një fitore e përkohshme sepse akoma duhen parë zhvillimet e mëtejshme. Qeveria ka shfaqur vullnetin për ta çuar projektin e Ingelsit deri në fund. Dyshoj se rikalimi i pronësisë nga bashkia te ministria e Kulturës ta ndryshojë këtë fakt. Uroj, por jam skeptike. Dëshira e qeverisë për ta shembur teatrin ka qenë e pandryshuar dhe nuk kam arsye se do të ndryshojë në të ardhmen.

Projekti Bjarke Ingles? Besoj se po. Vetëm se tani do të jetë Ministria e Kulturës që do të hapë prokurimin publik. Qeveria ndërkohë kishte vendosur të mos përdorte PPP. Ai vendim i GJK që e quante ligjin e jashtëzakonshëm në kundërshtim me kushtetutën, praktikisht nuk ka asnjë efekt konkretisht. Pavarësisht se është një fitore morale, e cila do të thotë se kauza e artistëve ka qenë e drejt. Ky është efekti më i rëndësishëm që ka ky vendim.

Teatri? Përpjekja e qeverisë ka qenë për të përvetësuar truallin dhe të zhvillohej më pas nga një zhvillues privat. Sepse ajo është një nga tokat më të lakmuara. Një nga pronat më të lakmuara. Pikërisht në mes të qytetit. Një vendndodhje shumë e lakmuar dhe do të kishte një përfitim të jashtëzakonshëm për zhvilluesin privat nëse do të arrinte ta përvetësonte me planin fillestar.

Projekti? Personalisht nuk mundem të gjykoj projektin. Nuk besoj se jam as objektive, sepse unë kam qenë për ruajtjen e teatrit të vjetër. Ishte një trashëgimi shpirtërore e qytetit dhe duhej të ruhej patjetër, sepse i kemi aq të pakta dhe ato pak që kemi po zhduken.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re